Play Video

Pse "Koliqin"?

10 arsye për të zgjedhur "Koliqin"

  1. “Ernest Koliqi” është vazhdimisht në majën e renditjes së Maturës kombëtare dhe në Kartën e Performancës.
  2. Të diplomuarit tanë shkëlqejnë në universitetet më të mira të botës (Cambridge, Sorbonne, University College in London, etj), por edhe brenda vendit. Rreth 70% e të diplomuarëve tanë studiojnë në universitete perëndimore, kryesisht duke përfituar bursa studimi.
  3. Çdo vit nxënësit tanë renditen në krye të olimpiadave të ndryshme.
  4. Shkolla ka një staf të përzgjedhur, të përkushtuar dhe të trajnuar.
  5. Klasa të vogla me 16 nxënës. Raporti staf-nxënës është 1 me 8.
  6. Programet shtetërore që ne përdorim plotësohen me materiale dhe orë shtesë.
  7. Ofrohen lëndë në anglisht krahas programit bazë në shqip. Ofrohen lëndë me zgjedhje për të ndihmuar nxënësit të profilizohen sipas prirjeve.
  8. Anglishtja mësohet intensivisht si gjuhë e huaj e parë, ndërsa nxënësit mund të zgjedhin mes frëngjishtes ose gjermanishtes si gjuhë e dytë e huaj.
  9. Shkolla ofron klube jashtëshkollore si dhe organizon aktivitete të shumta: ekskursione, konkurse, aktivitete bamirësie, etj.
  10. Shkolla ka laboratorë të mirëpajisur dhe funksionalë që përdoren rregullisht si dhe ambjente të tjera sportive dhe sociale.

Mësimi online - Microsoft Teams

Ke probleme me përdorimin e Microsoft Teams?
Kërko ndihmë online!

Previous slide
Next slide