Cikli i lartë i shkollës 9-vjeçare përfshin klasat VI-IX.
Numri maksimal i nxënësve në klasë është 16.
Shkolla aplikon programet e miratuara nga Ministria, por plotësohet me lëndë dhe materiale të tjerë të përcaktuar nga shkolla jonë. Nxënësit zhvillojnë gjuhën e huaj angleze 4 herë në javë me metoda të Cambridge-it. Duke filluar nga klasa e gjashtë, zhvillohen edhe lëndë në anglisht siç është për shembull lënda Science Challenge e ndërtuar mbi tekstet e Cambridge-it për nivelin e avancuar, lënda e teatrit, etj.
Shkolla ofron edhe module lëndore të veçanta nga shkollat e tjera si Kultura e vendit tim, apo Strukturim shkrimi.
Për nxitjen e prirjeve dhe ushqimin e pasioneve të vecanta tek nxënësit, shërbejnë edhe zhvillimi i klubeve si : artit, kërcimit, teatrit, sportit.
Orari i qëndrimit të nxënësve në shkollës është prej orës 8:00 deri në 14:30. Përveç pushimeve të shkurtra mes orëve, nxënësit kanë edhe një pushim 15 minutësh pas orës së dytë si dhe pushimin e drekës në 13.05-13.40. Gjatë ditës, në orarin mësimor janë parashikuar edhe orë studimi, të cilat ju shërbëjnë mësuesve për përforcimin e njohurive. Shkolla aplikon orë shtesë në lëndët shkencore dhe gjuhë shqipe.
Më poshtë është organizimi ditor në një nga klasat e ciklit të lartë të 9-vjeçares (klasa e gjashtë).
Koha | E hënë | E martë | E mërkurë | E enjte | E premte | |
1 | 08.00-08.45 | Anglisht | Gjuhë | Edukim Fizik | Gjuhë | Anglisht |
2 | 08.50-09.35 | Matematikë | Histori | Fizikë | Teatër | Edukim fizik |
3 | 09.50-10.35 | Edukim Fizik | TIK | Gjeografi | Muzikë | Science Challenge |
4 | 10.40-11.25 | Art Pamor | Frengjisht | Matematikë | Science Challenge | Frëngjisht |
5 | 11.30-12.15 | Gjuhë | Anglisht | Gjuhë | TIK | Gjuhë |
6 | 12.20-13.05 | Biologji | Matematikë | Anglisht | Qytetari | Matematikë |
D | 13.05-13.40 | DREKA | ||||
7 | 13.45-14.30 | Studim | Aftësim Teknologjik | Studim | Studim | Studim |
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.