Regjistrimi dhe tarifat

Gjatë kohëzgjatjes së mbylljes prej pandemisë intervista me prindin/prindërit dhe nxënësin mund të zhvillohet online pas plotësimit të formularit në këtë link: https://ernestkoliqi.com/regjistrimet2020/

Regjistrimi ose transferimi në shkollë bëhet vetëm pas kalimit me sukses të një testi në gjuhë/letërsi dhe matematikë. Moskalimi i testit pamundëson regjistrimin, pavarësisht mesatares së nxënësit në shkollën e mëparëshme.
Nxënës me probleme disiplinore e sjelljeje në shkolla të tjera nuk pranohen.

Kur 2 nxënës janë nga e njëjta familje për secilin prej tyre zbatohet një zbritje prej 25% te tarifa e studimit gjatë gjithë kohës që të dy janë në shkollë.

Vëndet e lira janë të kufizuara. Me plotësimin e numrit të 16 nxënësve në klasë për klasat e parashikuara regjistrimet mbyllen.
Testet zhvillohen në çdo kohë me një njoftim të thjeshtë paraprak të sekretarisë: Anisa Greva: 0682000767.

TARIFAT VJETORE SIPAS NIVELEVE (në Lekë)
Tarifa e studimit Transporti Ushqimi Uniforma Librat
Parashkollori 340.000 në vit 48.000 në vit Përfshirë te tarifa e studimit ( mengjes + drekë) Përfshirë te tarifa e studimit. Përfshirë te tarifa e studimit.
Klasat 1-5 395.000 në vit 48.000 në vit 300 Lekë/ditë (mëngjes + drekë) 13.700 Sipas klasës
Klasat 6-12 395.000 në vit 48.000 në vit 300 Lekë/ditë (dreka) 13.700 Sipas klasës