Keti Nushi

Keti Nushi (M2021)

Univetsiteti Bocconi,  Milano / Itali
Ekonomi, Menaxhim dhe Shkenca kompjuterike

Që prej javëve të para të gjimnazit pyetja vendimtare, se çfarë do të bëj në shkollë të lartë , rëndonte mbi shpatullat e secilit prej nesh. Asnjëherë nuk është e lehtë t’i jepet përgjigje, pasi një mijë “pse” gjejnë gjithmonë një mënyrë për të nxitur dyshime e pasiguri të pafundme. Sidoqoftë, unë pata mundësinë që të marr një vendim që në klasë të dhjetë. Që prej muajve të parë, iu vendosa qëllimit tim, që pas gjimnazit të vazhdoja studimet tek Univetsiteti Bocconi, në Milano te Italisë. Pas dy viteve të mbushura me sprova të ndryshme, si: provime jashtëshkollore, letra motivimi e hartime të shumta; në mars 2021 mësova se isha pranuar në degën që dëshiroja: Economics, Management and Computer Science. Kalimi nga një etapë arsimore në një tjetër (veçanërisht jashtë vendit) nuk është asnjëherë diçka e lehtë. Megjithatë, e konsideroj veten mjaft me fat që pranë vetes do të kem gjithnjë etikën e punës dhe zellin me të cilin jam edukuar gjatë këtyre shtatë viteve të fundit në shkollën “Ernest Koliqi”, të cilat do të më shërbejnë në vazhdimësi për të përfaqësuar vetveten dhe shkollën në mënyrën e duhur.