Sara Qirko

Sara Qirko – Universiteti Epoka, Dega Inxhinieri Kompjuterike.

 

Sara Qirko
Universiteti Epoka, Dega Inxhinieri Kompjuterike.

Nëse mendoni se “Ernest Koliqi” është një shkollë e fortë keni të drejtë. E megjithatë, zgjedhja e këtij gjimnazi ka qenë një nga zgjedhjet më të mira që kam bërë deri më sot. Përshtypjen e parë për këtë shkollë e krijova kur lexova formulimin serioz të filozofisë së saj. Isha e bindur se nëse këto parime do të aplikoheshin, ai do të ishte vendi i duhur për mua. Ndihem me fat që gjatë tre viteve kam mësuar rëndësinë e të menduarit kritik, rëndësinë e punës sistematike individuale ashtu si edhe të bashkëpunimit. Ndihem me fat që kam qenë pjesë e një gjimnazi që i vendos theksin jo vetëm dijeve shkollore, por edhe formimit të personalitetit dhe ruajtjes së individualitetit. Çdo përpjekje e imja është dalluar dhe vlerësuar duke më inkurajuar për të arritur më shumë. Jam mirënjohëse për mundesitë që më janë ofruar. Jam krenare që jam Koliqse!