Rei Ballabani

Rei Ballabani (M2018)

Drexel University,  College of Engineering,  Electrical Engineering, Philadelphia, USA

 

Thonë se nuk ka rrugë të shkurtër drejt suksesit. Suksesi është rezultati i një përgatitjeje rigoroze, pune të palodhur dhe të mësuarit prej dështimeve. Koliqi ka qenë për mua vendi më i mirë për të mësuar këtë filozofi. Megjithëse Koliqi mund të jetë pak i lodhshëm me çaste, në fund e kupton se tre vite kaluan tmerrësisht shpejt, edhe se e gjitha puna ia vlejti. Jam tepër mirënjohës të gjithë mësuesëve për të gjithë dijen, këshillat edhe kritikat që më dhanë, sepse ishin ato fjalë që më ndihmuan të bëhesha jo vetëm një student më i mirë, por një qytetar akoma më të mirë. Ndjehem tëpër krenar që isha Koliqs, pasi ishin tre nga vitet më të bukura që kam kaluar.