Regjistrimi dhe tarifat

Regjistrimi për klasat I-IV dhe parashkollorët

Regjistrimi realizohet pas kalimit me sukses të një testi në gjuhë shqipe e matematikë.

Për parashkollorët dhe klasën e parë në vend të testit bëhet një bisedë me një nga mësueset e ciklit.fillor dhe psikologen e shkollës.

Nxënës me probleme disiplinore e sjelljeje në shkolla të tjera nuk pranohen.

Regjistrimi për klasat V - IX

Regjistrimi bëhet pas kalimit të testit të pranimit.

Testi përmban pyetje nga lëndët gjuhë shqipe, matematikë dhe shkencë mbi programin e miratuar nga Ministria e Arsimit.

Kohëzgjatja e testit është 1 orë e 30 min.

Nxënës me probleme disiplinore e sjelljeje në shkolla të tjera nuk pranohen.

Regjistrimi për gjimnazin

Regjistrimi realizohet përmes një konkursi në formë testi mes të interesuarve.

Nxënësit me rezultatet më të larta në test përfitojnë bursa të plota e të pjesshme.

Nxënësit e tjerë mund të regjistrohen në varësi të renditjes dhe të vendeve të lira. Datat publikohen në uebsajtin tonë, Facebook e Instagram.

Nxënës me probleme disiplinore e sjelljeje në shkolla të tjera nuk pranohen.

TARIFAT VJETORE SIPAS NIVELEVE

Tarifa e studimit

Transporti

Ushqimi

Uniforma

Librat

Parashkollori

430.000 Lekë / vit

65.000 Lekë / vit

Përfshirë te tarifa e studimit (mëngjes + drekë)

Përfshirë te tarifa e studimit.

Përfshirë te tarifa e studimit.

Klasat 1-5

430.000 Lekë / vit

65.000 Lekë / vit

380 Lekë/ditë (mëngjes + drekë)

13.700 Lekë

Sipas klasës

Klasat 6-12

430.000 Lekë / vit

65.000 Lekë / vit

380 Lekë/ditë (dreka)

13.700 Lekë

Sipas klasës

Kur 2 nxënës janë nga e njëjta familje për secilin prej tyre zbatohet një zbritje prej 25% te tarifa e studimit gjatë gjithë kohës që të dy janë në shkollë.