Ralf Salihi (M2018)
Universiteti i Mjekësisë / Tiranë
Nëse Koliqi më ka mësuar diçka, është fakti se jeta është një fushë-betejë e përditshme, diçka që e shoh shpesh në leksionet e Urgjencës Mjekësore, ku kuptoj vërtetë se në çfarë realiteti jetojmë. Tre vitet që kalova tek “Ernest Koliqi” ndikuan shumë tek unë. Mësova të mos dorëzohem, zbulova pasionet e mia dhe mbi të gjitha më bëri më të fortë se kurrë. Lodhja e pafund deri në orët më të vona të natës më bëri të kuptoj që për të qënë dikushi në jetë duhet djersë dhe mund. Qëllimi im është të bëhem një mjek i denjë dhe të jap kontributin tim sado të vogël për të ndryshuar sadopak nje realitet mediokër. Falenderoj shumë mësuesit e mi që më dhanë dituri të pafundme, dashuri dhe kritika që po më ndihmojnë në rrugën time të vështirë që kam zgjedhur.