Nëse do të nevojitet, shkolla do të përdorë platformën Microsoft Teams për të zhvilluar mësimin online. Përmes kësaj platforme nxënësit do të mund të ndjekin orën e mësimit dhe të dorëzojnë detyrat që i jep mësuesi.
Shkarko aplikacionin:
Nxënësit që hasin vështirësi me hyrjen në Teams – mund të kontaktojnë online me Ndihmën Teknike përmes kanalit ‘chat’ brenda një kohe sa më të shkurtër.
Nxënësit duke patur një llogari aktive në Teams, automatikisht mund të përdorin të gjitha shërbimet që vijnë me Microsoft Office 365, si:
Microsoft Teams (web) – versioni web, version i aplikacionit Teams që aksesohet nga browser-i.
Microsoft Word, Excel, Powerpoint – paketa zyrë me mundësinë për të krijuar dhe përpunuar dokumenta online të cilat ruhen në OneDrive.
Microsoft OneDrive – 1TB (terrabyte) hapsirë virtuale në Internet për të ruajtur dokumentat e krijuara apo dhe për të ruajtur materiale të ndryshme.
Microsoft Outlook – aplikacioni i email-it, përmes të cilit mund të shkëmbejnë mesazhe me mësuesin dhe nxënësit e tjerë të klasës.
Këto shërbime mund të aksesoshen nga browseri duke vizituar linkun:
dhe duke bërë Sign in me të dhënat e llogarisë Teams.
*Këto shërbime janë të vlefshme për aq kohë sa nxënësi është i regjistruar në shkollën Ernest Koliqi.
Për t’i ardhur në ndihmë nxënësve kemi përgatitur disa video udhëzuesve mbi përdorimin e platformës Microsoft Teams.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.