Këshillimi

Shkolla do të aplikojë një sistem të ngjashëm me atë universitar përsa i përket këshillimit, për t’i përgatitur paraprakisht nxënësit për atë që i pret në shkollën e lartë. Këshillimi zhvillohet në tre aspekte: psikologjik, mësimor dhe ai i karrierës.

1. Këshillimi psikologjik mbulohet nga psikologia e shkollës. Ky lloj këshillimi synon:

  • Të monitorojë ecurinë psikologjike të nxënësve duke parandaluar cdo lloj shqetësimi të mundshëm.
  • Të garantojë përshtatjen sa më të mirë psikologjike me procesin mësimor.
  • Të ndihmojë nxënësit me vështirësi përshtatjeje me klasën dhe mjedisin social në përgjithësi.
  • Të nxisë nxënësit për të gjetur vetveten brenda shkollës dhe më tej.

Këshillimi psikologjik mund të bëjë të nevojshëm edhe praninë dhe pjesëmarrjen aktive të prindit. Oraret e këshillimit psikologjik: Çdo të mërkurë e të enjte, nga ora 8.00-14.30 në zyrën e psikologes.

2. Këshillimi shkollor realizohet nga mësuesit e lëndëve sipas orareve të rregullta të shpallura paraprakisht në fillim të çdo semestri. Ky lloj këshillimi synon:

  • Të inkurajojë zhvillimin e aftësive dhe talenteve të vecanta të nxënësit.
  • Të ofrojë material shtesë për nxënësit që kërkojnë të lexojnë më tepër në një lëndë apo cështje të caktuar.
  • Të mbështesë nxënësit që mund të hasin vështirësi në ecurinë e lëndës.
  • Të mbështesë nxënësit pjesëmarrës në veprimtari jashtëshkollore si konkurse, olimpiada, etj.

Oraret e këshillimit mësimor strukturohen sipas mësuesve.

3. Këshillimi i karrierës realizohet nga staf i specializuar dhe synon:

  • Njohjen e nxënësit me mundësitë e vazhdimit të studimeve të larta brenda dhe jashtë vendit.
  • Ndihmën dhe orientimin në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për aplikimet për shkollimin në universitete të huaja.
  • Ofrimin e informacionit për pjesëmarrjen në veprimtari jashtëshkollore si konkurse, seminare, etj.

Oraret e këshillimit të karrierës përcaktohen sipas rastit nga drejtoria dhe u njoftohen individualisht nxënësve.