Gjimnazi

Gjimnazi ynë kryeson renditjen kombëtare të shkollave të mesve publike e private të gjithë Shqipërisë në provimet e maturës prej disa vitesh. Gjithashtu edhe Kartën e Performancës të përgatitur nga autoritetet e arsimit.

Numri maksimal i nxënësve në klasë është 16.

Gjimnazi zbaton programet e miratuara nga MASR, por i plotëson ato me lëndë dhe orë shtesë me synim përgatitjen sa më të mirë për aplikimet për bursa që nxënësit tanë bëjnë çdo vit në universitetet më të mira të botës. Lëndët shkencore (matematikë, fizikë e kimi) përforcohen me orë shtesë, ndërsa anglishtja (4 herë në javë) zhvillohet me programe më të avancuara që i përshtaten kërkesave të universiteteve të huaja. Shkolla nxit prirjet e nxnësve dhe i përgatit ata për pjesëmarrje në olimpiada të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Nxënësit mund të zgjedhin si gjuhë të huaj të dytë mes frëngjishtes dhe gjermanishtes. 
Përveç programit të detyruar nxënësit mund të zgjedhin mes një numri lëndësh opsionale në shqip ose anglisht sipas preferencave të tyre.

Duke filluar prej fundit të klasës së 11 shkolla ofron këshillim të specializuar dhe individualizuar për të gjithë maturantët që synojnë të studiojnë jashtë vendit duke paraqitur mundësitë e bursave në universitetet më të mira të huaja. Në fillim të vitit të fundit, shkolla ndihmon maturantët në përgatitjen e dosjeve të aplikimit. Ndërkohë, paralelisht me përgatitjen e dosjeve të aplikimeve, shkolla i përgatit nxënësit për dhënien e provimeve ndërkombëtare të anglishtes.

Stafi i shkollës është i përgatitur, me përvojë dhe i mirëtrajnuar profesionalisht. Për nxitjen e prirjeve dhe ushqimin e pasioneve të vecanta tek nxënësit, shërbejnë  edhe zhvillimi i klubeve specifike. Një rëndësi e veçantë tregohet për përfshirjen e nxënësve në aktivitete sociale, në ndihmë të komunitetit, ekskursione dhe veprimtari argëtuese.

Mësimi zhvillohet nga ora 08.00 në 14.30. Përveç pushimeve të shkurtra mes orëve, nxënësit kanë edhe një pushim 15 minutësh pas orës së dytë si dhe pushimin e drekës në 12.15-12.55.

Nr.

Koha

e Hënë

e Martë

e Mërkurë

e Enjte

e Premte

1

8:00 - 9:00

Histori

Matematikë

Matematikë K

Edukim fizik

Kimi

2

9:00 - 9:45

Matematikë

Gjeografi

Letërsi

Gjuhë

Anglisht

3

9:50 - 10:35

Anglisht

TIK

C & D

Fizikë

Filozofi

4

10:40 - 11:25

Gjuhë

Anglisht

Biologji

Anglisht

Filozofi

5

11:30 - 12:15

Gjermanisht

Biologji

Histori

Matematikë

Matematikë

D

12:15 - 12:55

Dreka

6

12:55 - 13:40

Kimi

Public speaking

Fizikë

Gjeografi

Edukim fizik

7

13:45 - 14:30

Studim

Studim

Studim

Letërsi

Gjermanisht