Ester Merepeza (M2018)
Universiteti i Mjekësisë / Tiranë
Për gjimnazin “ Ernest Koliqi” kisha dëgjuar vlerësime pozitive që në klasën e 9-të, kështu me kalimin e kohës m’u krijua bindja dhe dëshira për të ndjekur studimet pranë kësaj shkolle. Pasi u shpalla fituese e konkursit të organizuar nga shkolla, nisi për mua një eksperiencë e re si gjimnaziste koliqse. Tre vitet e gjimnazit kaluan shumë shpejt dhe tani që vazhdoj shkollën e lartë, mendoj që kam bërë zgjedhjen e duhur me këtë gjimnaz, sepse stafi pedagogjik, cilësia e mësimdhënies dhe infrastruktura e zhvillimit të mësimit kanë qenë në nivelet më të larta. Falë përgatitjes së shkëlqyer mësimore arrita të bëhem pjesë e të shpallem fituese e disa konkurseve kombëtare si Olimpiada e Kimisë dhe Biologjisë, por edhe të realizoj ëndrrën time duke vazhduar studimet e larta ne degën e mjekësisë. Gjimnazi “Ernest Koliqi” ka meritën e madhe që na bëri të zotë në përballimin e sfidave të shkollës së lartë dhe më tej, për të cilën do i jem gjithmonë mirënjohëse.