Cikli fillor përfshin klasat I-V.
Numri maksimal i nxënësve në klasë është 16.
Shkolla aplikon programet e miratuara nga MASR, ku 70 % e përbëjnë programet e detyruara shtetërore. Nxënësit zhvillojnë gjuhën e huaj angleze 4 herë në javë me metoda të Cambridge-it. Gjithashtu nxënësit zhvillojnë në anglisht:
Në klasën e tretë fillon të zhvillohet gjuha frënge, si gjuhë e huaj e dytë. Në klasën e tretë fillon të zhvillohet edhe lënda e informatikës.
Të gjitha lëndët bazë zhvillohen me mësuesen ciklit fillor, ndërsa anglisht, frëngjisht, muzikë, art pamor, edukim fizik, Critical thinking, Primary Mathematics challenge, informatikë, zhvillohen me mësueset e profilit përkatës.
Për nxitjen e prirjeve dhe ushqimin e pasioneve të vecanta tek nxënësit, shërbejnë edhe zhvillimi i klubeve të: artit, kërcimit, teatrit, sportit.
Orari i qëndrimit të nxënësve në shkollë është prej orës 8:00 deri në 14:30. Nxënësit konsumojnë në shkollë mëngjesin dhe drekën. Gjatë ditës, në orarin mësimor janë parashikuar edhe orë studimi, të cilat ju shërbëjnë mësuesve për punë individuale më nxënësit sipas nevojës.
Më poshtë është organizimi ditor në një nga klasat e ciklit fillor (klasa e katërt).
Nr. | Koha | e Hënë | e Martë | e Mërkurë | e Enjte | e Premte |
M | 8:00 - 9:00 | Mëngjesi, lojëra, lexim | ||||
1 | 9:00 - 9:45 | Gjuhë shqipe | Gjuhë shqipe | Gjuhë shqipe | Frëngjisht | TIK |
2 | 9:50 - 10:35 | Anglisht | Muzikë | Matematikë | Gjuhë shqipe | Arte |
3 | 10:40 - 11:25 | Gjuhë shqipe | Matematikë | Qytetari | Dituri Natyre | Anglisht |
4 | 11:30 - 12:15 | Matematikë | Frëngjisht | Anglisht | Edukim fizik | Gjuhë shqipe |
D | 12:15 - 12:55 | Dreka | ||||
5 | 12:55 - 13:40 | Critical thinking | Anglisht | Edukim fizik | O.K. | Matematikë |
6 | 13:45 - 14:30 | Edukim fizik | O.K. | Studim | Kërcim | Kërcim |
Adresa:
Rruga Dardania, Nr. 25
Katund i Ri, Komuna Kashar
Tiranë, Shqipëri
Sekretaria:
Cel: 0682000767
Email: sekretaria@ernestkoliqi.com; info@ernestkoliqi.com
Na shkruani..