Konkursi i bursave dhe i pranimit për klasën e X, 2025-2026 – Shkolla “Ernest Koliqi”

Shkolla organizon konkursin e përvitshëm të bursave dhe pranimit për nxënësit që nisin klasën X në shtator 2025.

Konkursi do të ketë 2 faza:

Në fazën e parë ( 29 mars 2025 në orën 09:00 ) nxënësit testohen në lëndët e matematikës, gjuhë-letërsisë, kimisë, fizikës, biologjisë e logjikës. Testi hartohet mbi programin publik të klasës së IX të zhvilluar deri në atë datë. Ky test do të ketë 85% të vlerësimit të përgjithshëm dhe do të përcaktojë fituesit e bursave.

Në fazën e dytë ( 5 prill 2025, nga ora 9:00 deri në 14:00) fituesit e fazës së parë do të realizojnë një intervistë individuale e cila do të ketë 15% të vlerësimit të përgjithshëm.

Pas përfundimit të fazës së dytë, nxënësit do të njoftohen për nivelin e bursës që kanë fituar (nga 20% deri në 100%).

Nxënësit që nuk përfitojnë bursë, nisur nga rezultatet në konkurs do të njoftohen nëse mund të regjistrohen.

SUKSESE!

Programet orientuese të lëndëve që testohen në konkursin e bursave:

Plotësoni formularin për tu regjistruar në konkursin e bursave

Pranimi-Bursa-10 2025-2026 web

Plotësimi i formularit na ndihmon të njohim numrin e konkuruesve dhe të bëjmë një organizimi sa më të mirë të konkursit.

Një email konfirmimi do t’ju vijë në adresën tuaj të emailit. Ju lutemi kontrolloni dosjen Spam (Junk, Bulk), pasi mund të ndodhë që mesazhi i konfirmimit të përfundojë aty.  Për çdo pyetje që mund të keni ju lutem na kontaktoni.

Nqs nuk ngarkohet formulari: kliko këtu!