Apliko për bursë! (mbyllur) – Konkursi i bursave për klasën e X, 2021-2022 – Shkolla “Ernest Koliqi”

Aplikimet janë mbyllur!

Shkolla organizon konkursin e përvitshëm të bursave dhe pranimit për nxënësit që nisin klasën X në shtator 2021.

Konkursi do të ketë 2 faza:

Në fazën e parë (10 prill 2021 në orën 09.00) nxënësit testohen në lëndët e matematikës, gjuhë-letërsisë, kimisë, fizikës, biologjisë e logjikës. Testi hartohet mbi programin publik të klasës së IX të zhvilluar deri në atë datë. Ky test do të ketë 85% të vlerësimit të përgjithshëm dhe do të përcaktojë 40 fituesit e bursave.

Në fazën e dytë (17 dhe 18 prill 2021 nga ora 12.00 deri në 15.00) fituesit e fazës së parë do të realizojnë një intervistë individuale e cila do të ketë 15% të vlerësimit të përgjithshëm.

Pas përfundimit të fazës së dytë, nxënësit do të njoftohen për nivelin e bursës që kanë fituar (nga 30% deri në 100%).

Nxënësit që nuk përfitojnë bursë, nisur nga rezultatet në konkurs do të njoftohen nëse mund të regjistrohen.

SUKSESE!

Plotësoni formularin për tu regjistruar në konkursin e bursave

Plotësimi i formularit na ndihmon të njohim numrin e konkuruesve dhe të bëjmë një organizimi sa më të mirë të konkursit.

Një email konfirmimi do t’ju vijë në adresën tuaj të emailit. Ju lutemi kontrolloni dosjen Spam (Junk, Bulk), pasi mund të ndodhë që mesazhi i konfirmimit të përfundojë aty.  Për çdo pyetje që mund të keni ju lutem na kontaktoni.

Nqs nuk ngarkohet formulari: kliko këtu!