GCSE dhe A-Level

Shkolla ofron programet ndërkombëtare GCSE (General Certificate of Secondary Education) që i korrespondon klasave IX-X në sistemin shqiptar dhe A-Level (Advanced Level) që i korrespondon klasave XI-XII në sistemin shqiptar. Programi GCSE është dy-vjeçar dhe në përfundim të tij nxënësi i nënshtrohet provimeve të menaxhuar nga një qendër ndërkombëtare për secilën lëndë të zgjedhur (për lëndët e shtuara nga kurrikula shqip vlejnë vetëm provimet e parashikuara nga shteti shqiptar).

Pas diplomimit me sukses në nivelin GCSE nxënësit mund të vazhdojnë programin A-Level. Ky program është gjithashtu dy vjeçar dhe në përfundim të tij nxënësi duhet të japë provimet përkatëse të menaxhuar nga një qendër ndërkombëtare si dhe provimet e maturës në rast se ka vendosur që të marrë edhe certifikatën dhe diplomën e Maturës Shtetërore.

Rezultatet e provimeve A-Level janë të rëndësishme për pranimin në një numër të caktuar universitetesh të njohura në botë e sidomos në Angli. Disa prej këtyre universiteteve kërkojnë eksluzivisht nota maksimale për t’u pranuar në to.

Nxënësit që regjistrohen në vitin e parë të programit GCSE duhet të marrin edhe disa lëndë të kurrikulës shqip dhe të japin provimet e lirimit (PKAB).

Nxënësit që regjistrohen në programin A-Level mund të zgjedhin që të japin paralelisht edhe provimet e Maturës Shtetërore. Në këtë rast duhet të zgjedhin edhe disa lëndë të kurrikulës shqip për të plotëesuar kriteret e marrjes së certifikatës dhe diplomës së Maturës Shtetërore.

Regjistrimet GCSE dhe A-Level

Regjistrimi për vitin e parë GCSE mund të kryhet në 3 mënyra:

      1.  Pas kalimit me sukses të një testi në shqip në lëndët shkencore dhe gjuhën angleze.
      2. Pas kalimit të një testi në anglisht në lëndët shkencore.
      3. Duke paraqitur rezultate të larta në provimet ndërkombëtare.

Regjistrimi në vitin e parë A-Level mund të kryhet në 3 mënyra:

      1. Pas kalimit me sukses të një testi në shqip apo në anglisht për lëndët shkencore dhe gjuhën angleze.
      2. Pas kalimit të një testi në anglisht në lëndët shkencore.
      3. Duke paraqitur rezultate të larta në provimet e jashtme të GCSE-së.

Shkolla nuk pranon nxënës me probleme sjelljeje në shkolla të tjera.

Lista e lëndëve të programit GCSE për vitin 2022-2023

      • English
      • Mathematics
      • Physics
      • Chemistry
      • Biology
      • Computer Science
      • French as a Foreign Language
      • German as a Foreign Language

Lista e lëndëve të programit A-Level për vitin 2022-2023

      • English
      • Mathematics
      • Physics
      • Chemistry
      • Biology
      • Computer Science
      • French as a Foreign Language
      • German as a Foreign Language
      • Economics
      • Sociology

Kombinimi i parë

      1. Gjuhë shqipe – 4 orë (kurrikula shqip)
      2. English – 4 orë (kurrikula anglisht)
      3. Mathematics – 6 orë (kurrikula anglisht)
      4. Physics – 6 orë (kurrikula anglisht)
      5. Biology – 6 orë (kurrikula anglisht)
      6. French/German Language – 3 orë (kurrikula anglisht)
      7. Computer Science – 4 orë (kurrikula anglisht)

Kombinimi i dytë

      1. Gjuhë shqipe – 4 orë (kurrikula shqip)
      2. English – 4 orë (kurrikula anglisht)
      3. Mathematics – 6 orë (kurrikula anglisht)
      4. Chemistry – 6 orë (kurrikula anglisht)
      5. Biology – 6 orë (kurrikula anglisht)
      6. Physics – 6 orë (kurrikula anglisht)
      7. French/German Language – 3 orë (kurrikula anglisht)

Kombinimi i tretë

      1. Gjuhë shqipe – 4 orë (kurrikula shqip)
      2. English – 4 orë (kurrikula anglisht)
      3. Mathematics – 6 orë (kurrikula anglisht)
      4. Computer Science – 4 orë (kurrikula anglisht)
      5. Physics – 6 orë (kurrikula anglisht)
      6. Chemistry – 6 orë (kurrikula anglisht)
      7. French/German Language – 3 orë (kurrikula anglisht)
      8. Historia e Shqipërisë – 2 orë (kurrikula shqip)

Kombinimi i katërt

      1. Gjuhë shqipe – 4 orë (kurrikula shqip)
      2. English – 4 orë (kurrikula anglisht)
      3. Mathematics – 6 orë (kurrikula anglisht)
      4. Physics – 6 orë (kurrikula anglisht)
      5. Chemistry – 6 orë (kurrikula anglisht)
      6. French/German Language – 3 orë (kurrikula anglisht)
      7. Business – 4 orë (kurrikula anglisht)

Në varësi të kombinimeve dhe hapësirës nxënësi mund të marrë edhe lëndë si Gjeografi, Edukimi Fizik, Artet.

Tarifat

Tarifa e studimit

Transporti
(nëse përdoret)

Ushqimi
(nëse përdoret)

Uniforma

Librat

Tarifa e provimeve përfundimtare

CAMBRIDGE LOWER SECONDARY

600.000 në vit

65.000 në vit

380 Lekë/ditë (drekë)

13.700 Lekë

Sipas klasës dhe lëndëve të zgjedhura.

Siç përcaktohen nga qendra egzaminuese ndërkombëtare në varësi të lëndëve.

GCSE

785.000 në vit

65.000 në vit

380 Lekë/ditë (drekë)

13.700 Lekë

Sipas klasës dhe lëndëve të zgjedhura.

Siç përcaktohen nga qendra egzaminuese ndërkombëtare në varësi të lëndëve.

A-LEVEL

785.000 në vit

65.000 në vit

380 Lekë/ditë (drekë)

13.700 Lekë

Sipas klasës dhe lëndëve të zgjedhura.

Siç përcaktohen nga qendra egzaminuese ndërkombëtare në varësi të lëndëve.