Rreth nesh

Shkolla “Ernest Koliqi” ndodhet në dalje të Tiranës në rrugën dytësore që lidh Tiranën me Vorën, rreth 800 metra përtej QTU-së, por në kahun e kundërt. Mjediset e reja kanë një sipërfaqe rreth 5.400 m2 si dhe sipërfaqe shkollore rreth 4.500 m2. Shkolla 9-vjeçare është e ndarë nga gjimnazi. Shkolla ka të gjithë infrastrukturën e nevojshme për një shkollë moderne me laboratorët, hapësirat sportive, hapësirat e gjelbërta, bibliotekën, mjediset sanitare, një amfiteatër të madh dhe kuzhinën e mencën e saj.

Misioni ynë

  1. Të ofrojë cilësinë më të lartë në arsimin e mesëm në Shqipëri, duke iu referuar standarteve më të mira perëndimore.
  2. Të formojë të rinjtë me frymën e mendimit kritik dhe sensin e logjikës gjatë mësimit.
  3. Të ngulisë kulturën e punës serioze dhe sistematike tek të rinjtë.
  4. Të nxisë aftësitë e punës individuale dhe asaj në grup.
  5. Të kultivojë prirjet e lidershipit dhe nismës individuale tek të rinjtë.
  6. Të nxisë të menduarit afatgjatë dhe planifikimit të së ardhmes.
  7. Të zhvillojë tek nxënësit kulturën qytetare dhe sensin e përgjegjshmërisë publike.

Orari i mësimit

Orari i shkollës është 08.00 me 14.30. Shkolla mund t’i mbajë fëmijët deri në orën 16.00 (mbërritja në shtëpi rreth 16.30) me një pagesë ekstra prej 30 eurosh/muaj. Ky orar mund të përdoret për bërjen e detyrave dhe mësimeve për të nesërmen.

Klasa Ardhja në shkollë Mëngjesi
+ lexim
Pushim Fillimi i mësimit Dreka Studim / konsultim Kthimi në shtëpi
I - II 8.00 - 8.15 8.15- 9.00 9.00 12.15-12.50 14.30
III - V 8.00 - 8.15 8.15- 9.00 9.00 12.15-12.50 3 dite
13.45 - 14.30
14.30
VI - IX 7.40 - 7.50 - 9.35- 9.50 8.00 13.05 - 13.40 3 dite
13.45 - 14.30
14.30
X - XII 7.40 - 7.50 - 9.35 - 9.50 8.00 12.15- 12.50 3 dite
13.45 - 14.30
14.30