Regjistrimi dhe tarifat

Regjistrimi për klasat I-IV dhe parashkollorët

Regjistrimi realizohet pas kalimit me sukses të një testi në gjuhë shqipe e matematikë.

Për parashkollorët dhe klasën e parë në vend të testit bëhet një bisedë me një nga mësueset e ciklit.

Nxënës me probleme disiplinore e sjelljeje në shkolla të tjera nuk pranohen.

Regjistrimi për klasat V - IX

Regjistrimi bëhet pas kalimit të testit të pranimit. Testi i parë i pranimit do të bëhet në 17 prill 2021.

Nxënës me probleme disiplinore e sjelljeje në shkolla të tjera nuk pranohen.

Regjistrimi për gjimnazin

Regjistrimi realizohet përmes një konkursi në formë testi mes të interesuarve. Fituesit mund të regjistrohen në varësi të renditjes dhe të vendeve të lira. Datat publikohen në uebsajtin tonë, Facebook e Instagram.

Nxënësit me rezultatet më të larta në test përfitojnë bursa të plota e të pjesshme.

Nxënës me probleme disiplinore e sjelljeje në shkolla të tjera nuk pranohen.

TARIFAT VJETORE SIPAS NIVELEVE

Tarifa e studimit

Transporti

Ushqimi

Uniforma

Librat

Parashkollori

340.000 në vit

48.000 në vit

Përfshirë te tarifa e studimit ( mengjes + drekë)

Përfshirë te tarifa e studimit.

Përfshirë te tarifa e studimit.

Klasat 1-5

395.000 në vit

48.000 në vit

300 Lekë/ditë (mëngjes + drekë)

13.700

Sipas klasës

Klasat 6-12

395.000 në vit

48.000 në vit

300 Lekë/ditë (dreka)

13.700

Sipas klasës

Kur 2 nxënës janë nga e njëjta familje për secilin prej tyre zbatohet një zbritje prej 25% te tarifa e studimit gjatë gjithë kohës që të dy janë në shkollë.