Filluan regjistrimet për vitin shkollor 2022-2023

Regjistrimet për klasat I-IV (plus parashkollor)

Regjistrimet për klasat I-IV (plus parashkollor) janë hapur. Shkolla pret prindërit e interesuar çdo ditë jave nga ora 08.30 në 14.00.

Regjistrimet për klasat V-IX

Konkursi për pranimin në klasat V-IX do të kryhet në datë 9 prill 2022. Për t’u regjistruar në konkurs plotësoni fomularin për regjistrimet, që gjendet në këtë faqe.

Konkurset do të zhvillohen duke respektuar me rigorozitet protokollin anti-Covid.

Për informacione të tjera mbi regjistrimin dhe tarifat lexoni në seksionin Regjistrimi dhe tarifat.

Regjistrimet për gjimnazin

Konkursi i pranimit dhe i bursave për gjimnazin (klasat X) do të kryhet me datë 2 prill 2022. Për t’u regjistruar në konkurs klikoni këtu.

Për regjistrimin në klasat XI dhe XII, ju lutemi të na kontaktoni.

Konkurset do të zhvillohen duke respektuar me rigorozitet protokollin anti-Covid.

Për informacione të tjera mbi regjistrimin dhe tarifat lexoni në seksionin Regjistrimi dhe tarifat.

Formulari i aplikimit

për Regjistrimet për vitin 2021 - 2022

klasat V - IX

Të dhënat e marra nga ky formular do të përdoren vetëm për efekt regjistrimi dhe organizimi të provimit  të pranimit dhe intervistës on-line në Shkollën “ERNEST KOLIQI”.
Formulari duhet të plotësohet vetëm nga prindi!

Një email konfirmimi do t’ju vijë në adresën tuaj të emailit. Ju lutemi kontrolloni dosjen Spam (Junk, Bulk), pasi mund të ndodhë që mesazhi i konfirmimit të përfundojë aty.  Për çdo pyetje që mund të keni ju lutem na kontaktoni.

Nqs nuk ngarkohet formulari: kliko këtu!