Filluan regjistrimet për vitin shkollor 2020-2021

Shkolla mirëpret nxënësit e saj të ardhshëm.

Në kushtet aktuale njohja e ndërsjellë prind/nxënës – shkollë si dhe regjistrimi i nxënësve do të realizohet përmes Internetit.

Të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e aplikimit.

Një përfaqësues i shkollës do t’ju kontaktojë përmes telefonit për procedurën e pranimit në shkollë.

Mirësevini!

Formulari i aplikimit

për Regjistrimet për vitin 2020 - 2021

Të dhënat e marra nga ky formular do të përdoren vetëm për efekt regjistrimi dhe organizimi të provimit  të pranimit dhe intervistës on-line në Shkollën “ERNEST KOLIQI”.
Formulari duhet të plotësohet vetëm nga prindi!

Një email konfirmimi do t’ju vijë në adresën tuaj të emailit. Ju lutemi kontrolloni dosjen Spam (Junk, Bulk), pasi mund të ndodhë që mesazhi i konfirmimit të përfundojë aty.  Për çdo pyetje që mund të keni ju lutem na kontaktoni.