Apliko për Olimpiadën e Shkencës 2021 – Shkolla “Ernest Koliqi”

Të shtunën me 29 maj 2021 ora 09.00 shkolla organizon Olimpiadën e Shkencave. Programi i testit organizohet sipas nivelit të klasave (klasa I – IX) dhe përfshin lëndët e matematikës, diturisë së natyrës, fizikës, kimisë e biologjisë. Do të ketë edhe disa pyetje logjike.

Tarifa e regjistrimit është 1.000 lekë dhe kryhet maksimumi deri me datë 28 maj në zyrën tonë të financës.  

Nxënësit e interesuar duhet të plotësojnë formularin në këtë link: 

Ose duke: klikuar këtu!

Shënim: Plotësimi i formularit na ndihmon të njohim numrin e konkuruesve dhe të bëjmë një organizimi sa më të mirë të konkursit.

Një email konfirmimi do t’ju vijë në adresën tuaj të emailit. Ju lutemi kontrolloni dosjen Spam (Junk, Bulk), pasi mund të ndodhë që mesazhi i konfirmimit të përfundojë aty.  Për çdo pyetje që mund të keni ju lutem na kontaktoni.