Eureka! – Apliko për Olimpiadën Rajonale të Shkencës 2024 – Shkolla “Ernest Koliqi”

Eureka!

Olimpiada Rajonale e Shkencave

25 MAJ 2024    ORA: 10:00    SHKOLLA “ERNEST KOLIQI”, TIRANË

Për nxënësit e shkëlqyer të klasave I-IX nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Testimi përmban pyetje nga shkencat: matematika, biologjia, fizika dhe kimia. Programet orientuese i gjeni në funnd të njoftimit.

Certifikatat e fituesve do të shpërndahen në një ceremoni të veçantë të organizuar në shkollën “Ernest Koliqi” në Tiranë.

Pjesëmarrësit duhet të plotësojnë formularin në linkun e mëposhtëm: Pagesa e pjesëmarrjes është 1.500 lekë ose 12 euro dhe mund të kryhet me bankë (OTP dhe BKT) ose në zyrën e financës së shkollës. Numrat e llogarive bankare do ti keni në emailin e konfirmimit të aplikimit.

Nxënësit e interesuar duhet të plotësojnë formularin në këtë link: 

Ose duke: klikuar këtu!

Shënim: Plotësimi i formularit na ndihmon të njohim numrin e konkuruesve dhe të bëjmë një organizimi sa më të mirë të konkursit.

Një email konfirmimi do t’ju vijë në adresën tuaj të emailit. Ju lutemi kontrolloni dosjen Spam (Junk, Bulk), pasi mund të ndodhë që mesazhi i konfirmimit të përfundojë aty.  Për çdo pyetje që mund të keni ju lutem na kontaktoni.