Cikli i ulët përfshin klasat I-V.
Numri maksimal i nxënësve në klasë është 16.
Shkolla aplikon programet e miratuara nga MASR, ku 70 % e përbëjnë programet e detyruara shtetërore. Nxënësit zhvillojnë gjuhën e huaj angleze 4 herë në javë me metoda të Cambridge-it. Në klasën e tretë fillon të zhvillohet gjuha frënge, si gjuhë e huaj e dytë. Në klasën e tretë fillon të zhvillohet edhe lënda e informatikës.
Të gjitha lëndët bazë zhvillohen me mësuesen ciklit të ulët, ndërsa anglisht, frëngjisht, muzikë, art pamor, edukim fizik, informatikë, zhvillohen me mësueset e profilit përkatës.
Për nxitjen e prirjeve dhe ushqimin e pasioneve të vecanta tek nxënësit, shërbejnë edhe zhvillimi i klubeve si : artit, kërcimit, teatrit, sportit.
Orari i qëndrimit të nxënësve në shkollës është prej orës 8:00 deri në 14:30. Nxënësit konsumojnë në shkollë mëngjesin dhe drekën. Gjatë ditës, në orarin mësimor janë parashikuar edhe orë studimi, të cilat ju shërbëjnë mësuesve për punë individuale më nxënësit sipas nevojës.
Më poshtë është organizimi ditor në një nga klasat e ciklit të ulët (klasa e parë).
ORA | KOHA | E hënë | E martë | E mërkurë | E enjte | E premte |
M | 08.00-09.00 | Mëngjesi, lojëra, lexim | ||||
1 | 09.00-09.45 | Abetare | Abetare | Abetare | Abetare | Anglisht |
2 | 9.50-10.35 | Ed.fizik | Edukim fizik | Klub muzike | Ed.fizik | Abetare |
3 | 10.40-11.25 | Matematikë | Abetare | Abetare | Edukim figurativ | Matematikë |
4 | 11.30-12.15 | Anglisht | Matematikë | Anglisht | Anglisht | Kurrikul me zgjedhje |
D | 12.15-12.55 | Dreka | ||||
5 | 13.00-13.45 | Klub kërcimi | Ed.për shoqëri | Matematikë | Dituri natyre | Studim |
6 | 13.40-14.30 | Abetare | Studim | Studim | Veprimtari edukative | Muzikë |