Apliko për bursë! – Konkursi i bursave për klasën e X, 2020-2021 – Shkolla “Ernest Koliqi”

Shkolla organizon konkursin e përvitshëm të bursave për nxënësit që nisin klasën X në shtator 2020.

Me datë 20 qershor 2020, nxënësit do të testohen në lëndët e matematikës, gjuhë-letërsisë, kimisë, fizikës, biologjisë e logjikës. Ky test do të përcaktojë 40 fituesit e bursave.

Pas vlerësimit të testit, nxënësit do të njoftohen për nivelin e bursës që kanë fituar (nga 30% deri në 100%).

SUKSESE!

Plotësoni formularin për tu regjistruar në konkursin e bursave

Plotësimi i formularit na ndihmon të njohim numrin e konkuruesve dhe të bëjmë një organizimi sa më të mirë të konkursit.

Një email konfirmimi do t’ju vijë në adresën tuaj të emailit. Ju lutemi kontrolloni dosjen Spam (Junk, Bulk), pasi mund të ndodhë që mesazhi i konfirmimit të përfundojë aty.  Për çdo pyetje që mund të keni ju lutem na kontaktoni.


ShoqëroreShkencore