Nxënësit tanë fitues të Olimpiadave

Ardit Drishti, Heraklea Sulaj, Ajlin Zekthi, Ester Merepeza, Wendy Lera, Elvi Demiraj, Detjona Rodha, Megi Ajdini, Debora Vasha, Irisa Sevdari, Era Prençe, Daniel Budina, Klajdi Neli, Albi Tushaj, Ralf Salihi, Aurora Deva, Genti Haveri, Enes Hasani, Amra Tagani.

Ejsi Berisha

Ejsi Berisha

Master 2 OMERR – Opérations de marché et régulation des risques
École supérieure de la banque (CFPB)
Master 1 MBFA – Monnaie, Banque, Finance, Assurance / Paris 1 Panthéon – Sorbonne

Gjithmonë…, gjithmonë u rikthehem me shumë nostalgji kujtimeve që mbart nga gjimnazi.

Kujtoj me mall orët e letersisë, diskutimet mbi librat dhe luftën e madhe me veten, për të bërë një detyrë të denjë e të qëndisur, në mënyrë që mësuese Moza të ma kujtojë ende sot e kësaj dite atë përshkrimin  “sipas stilit të Albert Camus”, më 17.02.2013. Nuk mund ta harroj pasionin e mësuese Hikes për biologjinë, aq sa u vura në dyshim të madh me vetveten se mos, ndoshta, kisha një pasion recesiv ende të pazbuluar. Sigurisht, përkushtimi dhe këmbëngulja e mësuese Ermioni-t do të më rikthente përsëri në botën e shifrave, sepse ora e matematikës bëhej gjithmonë interesante me ato 2 faqet ekstra të problemave. Pasi mbaronim matematikën, me kujtohet tek zbrisja me vrap tek “Amfiteatri” (salla e magjishme e aktiviteteve të shkollës), sepse atje na priste një lëndë, në të cilën profesor Ermali nuk na lejonte të dilnim nga klasa, nëse nuk do sfidonim frikën e të folurit në publik. Sot, në ambientet e universitetit, pranoj të marr përsipër atë që dikur e shikoja si një sfidë kaq të madhe, të flas e të prezantoj përballë dhjetra studentëve, duke i thënë vetes: ‘Ejsi, ti sapo e munde ARIUN!’ (Organizonim dhe mundje në orën e Hyrjes në komunikim, për të sfiduar frikërat tona më të thella; ariu ishte i preferuari ynë.)

Nuk e di se ku tjetër do të mund të gjeja një shkollë, në të cilën të mësoja që të punoja seriozisht me veten, të sfidoja limitet dhe, mbi të gjitha, të besoja se vetëm me shumë punë, do të mund të përmbushja objektivat e mi! Tashmë jam në përfundim të një tjetër cikli akademik dhe, më shumë se kurrë, e vlerësoj edukatën e punës që kam marrë nga ‘Ernest Koliqi’… Gjithmonë mirënjohëse!…

Ps. Mos mendoni se ka ndonjë shkollë tjetër në Tiranë që mund të organizojë ekskursione më të veçanta se “Ernesti”! Vetëm të dini se sa masë muskulore kam vënë nga orët e gjata të ecjeve në Theth, skitë në Dardhë dhe kampingu në Livadh!

Apliko për bursë! – Konkursi i bursave për klasën e X, 2019-2020 – Shkolla “Ernest Koliqi”

Përditësim: Sot me datë 30 mars, 2019 u zhvillua Konkursi i bursave për klasën e X. Aplikimet janë mbyllur!

Shkolla organizon konkursin e përvitshëm të bursave për nxënësit që nisin klasën e X në shtator 2019.

Konkursi do të ketë 2 faza:
Në fazën e parë (30 mars 2019 në orën 09.00) nxënësit testohen në lëndët e matematikës, gjuhë-letërsisë, kimisë, fizikës, biologjisë e logjikës. Ky test do të ketë 85% të vlerësimit të përgjithshëm dhe do të përcaktojë 40 fituesit e bursave.

Në fazën e dytë (5 dhe 6 prill 2019 nga ora 11.00 deri në 15.00) fituesit e fazës së parë do të realizojnë një intervistë individuale e cila do të ketë 15% të vlerësimit të përgjithshëm.

Pas përfundimit të fazës së dytë, nxënësit do të njoftohen për nivelin e bursës që kanë fituar (nga 30% deri në 100%).

SUKSESE!

Anjeza Hajdari

Anjeza Hajdari
Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës.

Filozofia e një shkolle ndryshe nga të tjerat ishte ajo çka fillimisht më tërhoqi të zgjidhja Ernest Koliqin. Sot, çdo çast i kaluar në universitet më kujton një mësim të vlefshëm që kam marr në gjimnaz. Nëse më duhet të shkruaj një ese e cila përfshin referenca, citime, të zgjidh derivate, integrale, të punoj me programe kompjuterike apo të prezantoj punën time përpara një audience hedh hapa të sigurt duke qënë se kam marr baza të forta. Mësimet e një stafi të përzgjedhur i cili na shoqëroi përgjatë tre viteve do të mbeten përjetë pjesë e imja. Sigurisht jo vetëm ato akademike pasi jashtë dyerve të klasës mësuam mbi të gjitha të jemi qytetarë të përgjegjshëm, mësuam të menduarin kritik, të punuarit fort e të besimit në vetëvete. I jam mirënjohëse kësaj shkolle për të gjithë formimin tim të përgjithshëm dhe ndihem krenare që kam qënë pjesë e saj.

Klea Hysko

Klea Hysko
Eurasia Institute Berlin.

Nuk përgatitemi për të dështuar. Dështojmë të përgatitemi. Definitivisht një ndër mësimet më me vlerë që më ka mësuar Koliqi. Një mësim që tejkalon bankat e shkollës e që përforcohet në përditshmëri. Kjo është realisht një nga arsyet më të forta pse unë e dua këtë institucion. Gjatë tre viteve relativisht të gjatë mësova se jeta nuk është një fushë me lule, se puna mund të na çojë atje ku duam e shumë e shumë leksione të tjera të dhëna nga mësuesit (mbi të gjitha jashtë orës së mësimit, sepse mësimdhënia në Koliq nuk ndalon më rënien e ziles).
A jam rritur para kohe? Ndoshta. A më kanë shtyrë deri në limitet e mia e a jam lodhur? Me shumë mundësi. A ia ka vlejtur dhe a do ta bëja sërish? Sigurisht që po.

Patricia Cani

Patricia Cani
Université Paris Sud.

 “Ernest Koliqi” më mësoi të jem e motivuar, sistematike dhe produktive nën presionin e vazhdueshëm me qëllimin e vetëm: ekselencën. Çelësi i suksesit në këtë gjimnaz është durimi dhe besimi, se çdo sfidë që në moment të parë duket e pamundur, do t’i japi frytet e veta në të ardhmen. Falë përgatitjes nëpërmjet një programi të pasur arsimor, kalimi nga gjimnazi në universitet për mua ishte i natyrshëm, nuk kisha arsye të ndihesha inferiore si studente shqiptare në një universitet francez. Gjithashtu, mbështetja e nxënësve të talentuar, qoftë në sport apo në art, dhe organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore e dallojnë këtë gjimnaz nga të tjerët në Shqipëri. Jam shumë krenare dhe e lumtur që zgjodha “Ernest Koliqi”-n për arsimin e mesëm, dhe ia rekomandoj gjithkujt që ka mentalitet të hekurt, vullnetin dhe dëshirën për të mësuar. Në “Koliq” stërvitesh që të kalosh limitet e tua, e të bëhesh dikushi në jetë!

Sara Qirko

Sara Qirko – Universiteti Epoka, Dega Inxhinieri Kompjuterike.

 

Sara Qirko
Universiteti Epoka, Dega Inxhinieri Kompjuterike.

Nëse mendoni se “Ernest Koliqi” është një shkollë e fortë keni të drejtë. E megjithatë, zgjedhja e këtij gjimnazi ka qenë një nga zgjedhjet më të mira që kam bërë deri më sot. Përshtypjen e parë për këtë shkollë e krijova kur lexova formulimin serioz të filozofisë së saj. Isha e bindur se nëse këto parime do të aplikoheshin, ai do të ishte vendi i duhur për mua. Ndihem me fat që gjatë tre viteve kam mësuar rëndësinë e të menduarit kritik, rëndësinë e punës sistematike individuale ashtu si edhe të bashkëpunimit. Ndihem me fat që kam qenë pjesë e një gjimnazi që i vendos theksin jo vetëm dijeve shkollore, por edhe formimit të personalitetit dhe ruajtjes së individualitetit. Çdo përpjekje e imja është dalluar dhe vlerësuar duke më inkurajuar për të arritur më shumë. Jam mirënjohëse për mundesitë që më janë ofruar. Jam krenare që jam Koliqse!