Mirësevini | 9-vjeçare | Gjimnazi | Kontakt
Shkolla 12 vjeçare franko-shqiptare
"ERNEST KOLIQI"
Mob: 0682000767 | Email: info@ernestkoliqi.com

Regjistrimi dhe Tarifat

Shkolla "Ernest Koliqi" ka nisur regjistrimet.

Procedura e regjistrimit, afatet dhe testi paraprak

Regjistrimi ose transferimi në shkollë bëhet vetëm pas kalimit me sukses të një testi në gjuhë/letërsi dhe matematikë. Moskalimi i testit pamundëson regjistrimin, pavarësisht mesatares së nxënësit në shkollën e mëparëshme.

Nxënës me probleme disiplinore e sjelljeje në shkolla të tjera nuk pranohen.

Vëndet e lira janë të kufizuara. Me plotësimin e numrit të 16 nxënësve në klasë për klasat e parashikuara regjistrimet mbyllen.

Testet zhvillohen në çdo kohë me një njoftim të thjeshtë paraprak të sekretarisë: Anisa Greva: 0682000767.

TARIFAT SIPAS NIVELEVE (në Euro)
Tarifa e studimit Transporti Mëngjesi Dreka Uniforma Librat TOTAL
Parashkollori 2.800 350 Përfshirë Përfshirë Përfshirë Përfshirë 3.150
Klasat 1-5 2.900 350 Përfshirë 400 100 Sipas klasës 3.750
(plus librat sipas klasave)
Klasat 6-12 2.900 350 Nuk ofrohet 400 100 Sipas klasës 3.750
(plus librat sipas klasave)

 

SHËNIM:

1. Për nxënës nga e njëjta familje zbatohet një zbritje prej 25% për secilin te tarifa e shkollës. Shërbimet e tjera paguhen të plota nëse përdoren. Zbritja mbetet e zbatueshme për aq kohë sa fëmijët janë së bashku në shkollë.

2. Kosto e librave ndryshon sipas klasave dhe viteve. Ajo është e njëjtë me koston e librave të shkollave publike përveç metodave të gjuhëve të huaja për të cilat shkolla përdor programe të avancuara të ndryshme nga shkollat publike.

3. Transporti dhe ushqimi janë opsionale. Nëse nuk përdoren, nuk paguhen.

 

ORARI

Orari i shkollës është 08.00 me 14.30. Shkolla mund t’i mbajë fëmijët deri në orën 16.00 (mbërritja në shtëpi rreth 16.30) me një pagesë ekstra prej 30 eurosh/muaj. Ky orar mund të përdoret për bërjen e detyrave dhe mësimeve për të nesërmen.

 

BURSAT

Shkolla ofron bursa studimi për nxënësit që nisin klasën e 10 përmes një konkursi që zhvillohet në fillim të pranverës. Njoftimi botohet në faqen e shkollës si dhe në Facebook. Këto bursa mbulojnë tarifën e shkollës.

Bursa jepet për 3 vitet e gjimnazit me kushtin e ruajtjes së mesatares mbi 9,7. Deri më sot asnjë bursë nuk është ndërprerë dhe të gjithë bursistët kanë ruajtur bursat me sukses.


Për informacione të tjera:
e-mail: info@ernestkoliqi.com
Celular: 0682000767

Shperndaje këtë faqe

*Rregullorja për mbrojtjen e të dhënave personale

 

©2011 - 2019 | Shkolla Franko-Shqiptare "Ernest Koliqi"
Të gjithë materialet e botuara janë pronë e Shkollës Franko-Shqiptare "Ernest Koliqi. Botimi i plotë apo i pjessshëm mund të bëhet vetëm me leje me shkrim nga shkolla.

Dizajn: KOKUSHTA Webdesign

Faqja jonë përdor Cookies që të funksionojë dhe të shërbejë më mirë. Për më shumë informacion, lexoni Rregulloren për mbrojtjen e të dhënave personale.