Mirësevini | 9-vjeçare | Gjimnazi | Kontakt
Shkolla 12 vjeçare franko-shqiptare
"ERNEST KOLIQI"
Mob: 0682000767 | Email: info@ernestkoliqi.com

Mbi shkollën

Prej shtatorit të ardhshëm shkolla do të zhvendoset në mjediset e reja në dalje të Tiranës në rrugën dytësore që lidh Tiranën me Vorën. Mjediset e reja kanë një sipërfaqe rreth 5.400 m2 si dhe sipërfaqe shkollore (3 ndërtesa) rreth 4.500 m2. Shkolla 9-vjeçare do të jetë e ndarë nga gjimnazi. Shkolla do të ketë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për një shkollë moderne me laboratorët, hapësirat sportive, hapësirat e gjelbërta, bibliotekën, mjediset sanitare, një amfiteatër të madh dhe kuzhinën e mencën e saj.

 


Kliko mbi figurën për të zmadhuar hartën.

 

Misioni

  1. Të ofrojë cilësinë më të lartë në arsimin e mesëm në Shqipëri, duke iu referuar standarteve më të mira perëndimore.
  2. Të formojë të rinjtë me frymën e mendimit kritik dhe sensin e logjikës gjatë mësimit.
  3. Të ngulisë kulturën e punës serioze dhe sistematike tek të rinjtë.
  4. Të nxisë aftësitë e punës individuale dhe asaj në grup.
  5. Të kultivojë prirjet e lidershipit dhe nismës individuale tek të rinjtë.
  6. Të nxisë të menduarit afatgjatë dhe planifikimit të së ardhmes.
  7. Të zhvillojë tek nxënësit kulturën qytetare dhe sensin e përgjegjshmërisë publike.

Strukturimi i mësimit

9-vjeçarja

Plani mësimor dhe orari per shkollën 9-vjecare do të jetë si më poshtë:
Për klasat I-rë dhe të II-të: Nxënësit do të zhvillojnë çdo ditë nga 5 orë, ku do të përfshihen të gjitha lëndët e planifikuara dhe në programet zyrtare të MASH-it dhe zhvillimi i gjuhës së huaj angleze 4 herë në javë. Gjithashtu janë planifikuar dhe dy herë në javë orë të lira që do të shfrytëzohen nga mësuesit për të përmbushur sa më mirë nevojat individuale të nxënësve.
Për klasat III – V: Nxënësit do të zhvillojnë 3 herë në javë 5 orë dhe dy herë në javë 6 orë. Në klasën e tretë futet si lëndë e re Informatika , ndërsa në klasën e pestë gjuha e huaj e dytë (frëngjishtja) që do të zhvillohet 2 herë në javë.
Për klasat VI-IX: Programi javor përmban 32 orë. Nxënësit do të kenë çdo ditë 6 orë dhe 2 herë në javë do të kenë 7 orë. Në ditët kur mësimi mbaron me 6 orë pjesa e mbetur e kohës do të përdoret nga mësuesi për punë individuale me nxënësit sipas nevojës.

Gjimnazi

"Ernest Koliqi" ofron shkollimin e të rinjve në gjuhën shqipe në të tre vitet e shkollës së mesme, sipas legjislacionit shqiptar. Regjistrimi kryhet përmes një procesi përzgjed- hjeje që do të zhvillohet përmes një testi të brendshëm të shkollës të realizuar gjatë muajve maj-gusht. Pavarësisht se lëndët zhvillohen në shqip, anglishtes i vihet një theks i rëndësishëm (4-5 orë në javë me mësues anglezë dhe amerikanë), ndërsa frëngjishtja është gjuhë e dytë e huaj (2 orë në javë). Programi mësimor do të mbështetet në programin publik shqiptar (përveç lëndëve me zgjedhje të lirë që përcaktohen sipas nevojave të nxënësve), por tekstet shqiptare do të plotësohen me materiale shtesë që synojnë të përmirësojnë cilësinë e lëndës.

Klasa

Ardhja në shkollë

Mëngjesi
+ lexim

Pushim

Fillimi i mësimit

Dreka

Studim konsultim

Kthimi në shtëpi

I + II

8.00 – 8.15

8.15- 9.00

 

9.00

12.15-13.00

 

13.45

III-V

8.00 – 8.15

8.15- 9.00

 

9.00

12.15-13.00

3 dite
13.45 - 14.30

14.30

VI-IX

7.40 - 7.50

-

9.35- 9.50

800

13.05 - 13.40

3 dite
13.45 - 14.30

1430

X- XII

7.40 - 7.50

-

9.35 - 9.50

8.00

13.05- 13.40

3 dite
13.45 - 14.45

1445

 

Bordi i shkollës

  1. Selami Xhepa – kryetar
  2. Ermal Hasimja - anetar
  3. Agim Kukeli - anetar
  4. Faik Dishnica - anetar
  5. Shkelzen Marku - anetar

Shperndaje këtë faqe

©2011 - 2014 | Shkolla Franko-Shqiptare "Ernest Koliqi"
Të gjithë materialet e botuara janë pronë e Shkollës Franko-Shqiptare "Ernest Koliqi. Botimi i plotë apo i pjessshëm mund të bëhet vetëm me leje me shkrim nga shkolla.

Dizajn: KOKUSHTA Webdesign