Konkursi i bursave për klasën e X, 2019-2020 – Shkolla “Ernest Koliqi”

Shkolla organizon konkursin e përvitshëm të bursave për nxënësit që nisin klasën e X në shtator 2019.

Konkursi do të ketë 2 faza:
Në fazën e parë (30 mars 2019 në orën 09.00) nxënësit testohen në lëndët e matematikës, gjuhë-letërsisë, kimisë, fizikës, biologjisë e logjikës. Ky test do të ketë 85% të vlerësimit të përgjithshëm dhe do të përcaktojë 40 fituesit e bursave.

Në fazën e dytë (5 dhe 6 prill 2019 nga ora 11.00 deri në 15.00) fituesit e fazës së parë do të realizojnë një intervistë individuale e cila do të ketë 15% të vlerësimit të përgjithshëm.

Pas përfundimit të fazës së dytë, nxënësit do të njoftohen për nivelin e bursës që kanë fituar (nga 30% deri në 100%).

SUKSESE!

Formular aplikimi për bursë


ShoqëroreShkencore