Mirësevini | 9-vjeçare | Gjimnazi | Kontakt
Shkolla 12 vjeçare franko-shqiptare
"ERNEST KOLIQI"
Mob: 0682000767 | Email: info@ernestkoliqi.com

Fond bamirësie

Përmirësimi i kushteve spitalore në një nga spitalet e qytetit të Tiranës

 

Besnike e cilësive dhe e vlerave më të mira humane, korrekte dhe serioze në përkushtimin e misionit të saj, “për edukimin e të rinjve me shkencë e dije, me sjellje qytetare dhe dashuri njerëzore”, shkolla “Ernest Koliqi” ka vite që nxjerr breza nxënësish, që janë bërë pasqyrim mirësie; nxënës me një ndjeshmëri të lartë për çdo shtresë shoqërore në nevojë, për ta lumturuar sadopak atë, sepse për koliqasit, lumturia është një rrugëtim dhe jo një mbërritje.

Koordinatat tona janë arritjet dhe dijet në mësime dhe lumturimi, qoftë edhe në pak grimca, i zemrave të fëmijëve dhe njerëzve në nevojë.

Forca dhe bindja jonë për këtë mision nuk ka moshë.

Në kuadrin e Ditës Botërore Të Shëndetësisë, shkolla “Ernest Koliqi”, me mbështetjen e plotë e të përhershme të Drejtorisë së Shkollës, përmes Qeverisë së Nxënësve (përfaqësuar nga Presidenti i saj, nxënësi Irvi Çela), nën idenë e inicuar nga nxënësi Ralf Salihi, ka organizuar mbledhjen e një fondi bamirësie, me qëllim përmirësimin e kushteve spitalore në një nga spitalet e qytetit të Tiranës.

Ne i lutemi dhe i drejtohemi çdo qytetari në qytetin tonë të kontribuojë me shpirt dhe zemër, në mënyrë modeste (aq sa mundet), me vlera monetare, në fondin e bamirësisë që kemi ngritur, duke u kujtuar atyre se ne krenohemi para botës me Nënë Terezën, me këtë shqiptare të vogël, por me shpirt të madh, që ia kushtoi jetën dhe mundin e saj të uriturve dhe fëmijëve të braktisur nëpër botë.

Kontributet e gjithsecilit do të shkojnë në destinacionin e duhur; për ne mjafton vetëm qëllimi për të lehtësuar dhimbje e për të mbjellë sadopak buzëqeshje te fëmijë e njerëz që i kanë humbur ato.

Keni falenderimet dhe mirënjohjen tonë për ndihmesën tuaj, qytetarë të dashur!

 

 

QEVERIA E NXËNËSVE TË SHKOLLËS
“ERNEST KOLIQI”
  DREJTORE E SHKOLLËS
Mirela Berisha

 

 

Shperndaje këtë faqe

*Rregullorja për mbrojtjen e të dhënave personale

 

©2011 - 2018 | Shkolla Franko-Shqiptare "Ernest Koliqi"
Të gjithë materialet e botuara janë pronë e Shkollës Franko-Shqiptare "Ernest Koliqi. Botimi i plotë apo i pjessshëm mund të bëhet vetëm me leje me shkrim nga shkolla.

Dizajn: KOKUSHTA Webdesign

Faqja jonë përdor Cookies që të funksionojë dhe të shërbejë më mirë. Për më shumë informacion, lexoni Rregulloren për mbrojtjen e të dhënave personale.