Cikli i ulët

Cikli i ulët përfshin klasat I-V.
Numri maksimal i nxënësve në klasë është 16.

Shkolla aplikon programet e miratuara nga MASR, ku 70 % e përbëjnë programet e detyruara shtetërore. Nxënësit zhvillojnë gjuhën e huaj angleze 4 herë në javë me metoda të Cambridge-it. Në klasën e tretë fillon të zhvillohet gjuha frënge, si gjuhë e huaj e dytë. Në klasën e tretë fillon të zhvillohet edhe lënda e  informatikës.

Të gjitha lëndët bazë zhvillohen me mësuesen ciklit të ulët, ndërsa anglisht, frëngjisht, muzikë, art pamor, edukim fizik, informatikë, zhvillohen me mësueset e profilit përkatës.
Për nxitjen e prirjeve dhe ushqimin e pasioneve të vecanta tek nxënësit, shërbejnë  edhe zhvillimi i klubeve si : artit, kërcimit, teatrit, sportit.

Orari i qëndrimit të nxënësve në shkollës është prej orës 8:00 deri në 14:30. Nxënësit konsumojnë në shkollë mëngjesin dhe drekën.  Gjatë ditës, në orarin mësimor janë parashikuar edhe orë studimi, të cilat ju shërbëjnë mësuesve  për punë individuale më nxënësit sipas nevojës.

Më poshtë është organizimi ditor në një nga klasat e ciklit të ulët (klasa e parë).

ORA KOHA E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte
M 08.00-09.00 Mëngjesi, lojëra, lexim
1 09.00-09.45 Abetare Abetare Abetare Abetare Anglisht
2 9.50-10.35 Ed.fizik Edukim fizik Klub muzike Ed.fizik Abetare
3 10.40-11.25 Matematikë Abetare Abetare Edukim figurativ Matematikë
4 11.30-12.15 Anglisht Matematikë Anglisht Anglisht Kurrikul me zgjedhje
D 12.15-12.55 Dreka
5 13.00-13.45 Klub kërcimi Ed.për shoqëri Matematikë Dituri natyre Studim
6 13.40-14.30 Abetare Studim Studim Veprimtari edukative Muzikë