9-vjeçare

Cikli i lartë  i shkollës 9-vjeçare përfshin klasat VI-IX.
Numri maksimal i nxënësve në klasë është 16.

Shkolla aplikon programet e miratuara nga Ministria, por plotësohet me lëndë dhe materiale të tjerë të përcaktuar nga shkolla jonë. Nxënësit zhvillojnë gjuhën e huaj angleze 4 herë në javë me metoda të Cambridge-it.  Duke filluar nga klasa e gjashtë, zhvillohen edhe lëndë në anglisht siç është për shembull lënda Science Challenge e ndërtuar mbi tekstet e Cambridge-it për nivelin e avancuar, lënda e teatrit, etj.

Shkolla ofron edhe module lëndore të veçanta nga shkollat e tjera si Kultura e vendit tim, apo Strukturim shkrimi.
Për nxitjen e prirjeve dhe ushqimin e pasioneve të vecanta tek nxënësit, shërbejnë  edhe zhvillimi i klubeve si : artit, kërcimit, teatrit, sportit.

Orari i qëndrimit të nxënësve në shkollës është prej orës 8:00 deri në 14:30. Përveç pushimeve të shkurtra mes orëve, nxënësit kanë edhe një pushim 15 minutësh pas orës së dytë si dhe pushimin e drekës në 13.05-13.40. Gjatë ditës, në orarin mësimor janë parashikuar edhe orë studimi, të cilat ju shërbëjnë mësuesve për përforcimin e njohurive.  Shkolla  aplikon orë shtesë në lëndët shkencore dhe gjuhë shqipe.

Më poshtë është organizimi ditor në një nga klasat e ciklit të lartë të 9-vjeçares (klasa e gjashtë).

Koha E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte
1 08.00-08.45 Anglisht Gjuhë Edukim Fizik Gjuhë Anglisht
2 08.50-09.35 Matematikë Histori Fizikë Teatër Edukim fizik
3 09.50-10.35 Edukim Fizik TIK Gjeografi Muzikë Science Challenge
4 10.40-11.25 Art Pamor Frengjisht Matematikë Science Challenge Frëngjisht
5 11.30-12.15 Gjuhë Anglisht Gjuhë TIK Gjuhë
6 12.20-13.05 Biologji Matematikë Anglisht Qytetari Matematikë
D 13.05-13.40 DREKA
7 13.45-14.30 Studim Aftësim Teknologjik Studim Studim Studim